Rikthehen emocionet e Uefa Europa League
Pas emocioneve të supersfidave të para në kompeticionin Uefa Champions Lige, sfida të tjera interesante dhe plot emocion do të na shoqërojnë sot në një tjetër kompeticion Europian për klube, siç është Uefa Europa Lige e cila do të luajë ndeshjet e para për fazën e 1 të 16-tave.Motorrët pritet të ndizen nga të gjitha skuadrat drejt rrëmbimit të titullit kampion, ndërkohë që përballjet më të forta dhe që priten të dhurojnë emocion dhe adrenalinë janë përballjet mes Zenitit - Liverpul, Totenhem - Lion si dhe Liverkusen - Benfika. Ndërsa sfidat e rëndësishme parashikohet edhe përballja mes Granit Xhakës që luan me skuadrën e Munchegladbah dhe Lorik Canës që aktivizohet me Lacion. Ndërsa sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bala, që luan me skuadrën e Spartës së Pragës, do të ketë sot një test të vështirë përballë Kampionëve të Europës për klube. Çekët do të presin në shtëpi blutë e Londrës, në një përballje tejet interesante. Ndërsa ndeshjet e tjera që do të vijnë sonte për të gjithë sportdashësist vijojnë si më poshtë:Mbrëmja e Europa Ligë do të nisë me dy takimet e ors 18:00Anzhi- HanoverZenit- LiverpulMë pas do të vijojë me sfidat e orës 19:00 që janë:Sparta Pragë- CelsiNapoli-PlzenAjaks-Steaua BukureshtDinamo Kiev- BordoBate Borisov- FenerbahceLevante- OlimpiakosLeverkusen- BenfikaNdërsa në orën 21:00 do të luhen këto takimeMunchengladbah- LacioTotenham- LionInter- KluzhBazel- DniproAtletico Madrid- Rubin KazanNewkasell- MetalistShtutgart- Genk