Tronditet Ukraina, 5 tifozë të vdekur para ndeshjes Shakhtar-Dortmund

Sfida mes Shaktar Donetsk dhe Borusia Dormund ka nisur me 1 minuta heshtje,  pasi 5 tifozë të skuadrës ukrainase kanë humur jetën në një aksident ajrorë.Të vendosur për të parë nga afër këtë sfidë të rëndësishme të Chempions Ligës, udhëtimi drejt Dontetskuat ka rezultuar fatal për 5 persona në aeroportin e Dontetsk, në lindje të këtij vendi. Avioni tip “Antonov 24”, i kompanisë “Pivdenni Avialinii” ishte nisur nga Odessa me 44 tifozë në bord për të ndjekur ndeshjen Shakhtar-Dortmund dhe për shkak të mjegullës së dendur piloti ka tentuar të bëjë një ulje emergjente, por sipas policisë shikueshmëria e dobët ka bërë që avioni të përfundojë në një fushë 700 metra larg aeroportit.Nga përplasja, mjeti fluturues i kompanisë “Pivdenni Avialinii”, ka marrë flakë dhe për 5 tifozë kjo ka rezultuar fatale. 18 persona të tjerë janë plagosur në këtë aksident që ndodhi mbrëmë para fillimit të ndeshjes mes Shaktar dhe Dortmund. Sipas burimeve të mediave ukrainase bëhet e ditur se pjesa e tjetër e pasagjerëve që ndodheshin në bord nuk kanë patur lëndime, ndërsa 18 pasagjerët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.