Çmendet Abramoviç, ofertë stratosferike për Falcaon

Dështimi pothuajse në çdo kompeticion, ka bërë që drejtuesit e skuadrës së Chelsit të bëjnë çmendurinë e radhës.Londinezët i kanë bërë ofertë zyrtare Atletico Madridit, për shërbimet e sulmuesit Radamel Falcao, shkruan sot në faqen e parë të sajë, tabloidi britanik "The Sun". Presidenti i Chelseat, Roman Abramoviç, e do me çdo kusht bomberin kolumbian në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm, aq sa ka rritur edhe ofertën për të marrë shërbimet e bomberit të Atletiko Madridit.Sipas  të përditshmes britanike "The Sun", mësohet se negociatat mes dy skuadrave tashmë kanë arritur një stad ku drejtuesit janë pranë një marrëveshje më se të mundshme. Drejtuesit e skuadrës së Chelsit krahas 55 milionë Eurove, u kanë ofruar homologëve të tyre të Atletiko Madrid edhe kartonin e portierit Tibaut Kourtis. Gardiani belg, po impresionon në portë këtë edicion dhe është i huazuar tek madrilenët pikërisht nga skuadra e Chelsea.Pritet që oferta tashmë zyrtare e ofruar nga drejtuesit e e bluve të Londrës, të marrë një përgjigje nga kryeqytetasit spanjoll, që të tunduar nga kjo ofertë duket se janë të gatshëm të lënë të lirë një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim.Kujtojmë që Falcao ka një kontratë me Atletico Madrid deri në verën e vitit 2015. Ndërsa skuadra e Chelsea duket se tashmë ka mposhtur konkurrencën e Real Madrid, PSG apo Manchester City pasi sipas "The Sun", britanikët janë më afër arritjes së marrëveshjes për të bërë të tyrin sulmuesin kolumbian.