Peres, tre goditje për tu rizgjedhur president i Real Madrid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2013, 16:13
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, po bëhet gati për tri blerje të mëdha në verë.Objektivat e tij janë David Silva, Geret Beil dhe Edinson Kavani. Në muajin Korrik do të zhvillohen zgjedhjet për president te skuadra Madrilene dhe synimi kryesor i Perez është që të vazhdojë të mbajë këtë post. Nëse numri 1 aktual i Madrilenve arrinë të sjellë në “Bernabeo”, këto tre blerje të programuara, atëherë zgjedhjet e ardhshme për president të skuadrës së Real, do të kenë një fitues që quhet Florentino Perez.Arritja e këtyre objektivave dhe triumfi i mundshëm në Chempions Ligë, do të ishte një plus më shumë për presidentin aktual në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në muajt e verës.