Juventus shënon tre gola dhe bën të heshtë "Celtic Park"
Chempions Liga është rikthyer me një sukses të jashtëzakonshëm për skuadrën e Juventusit. Në stadiumin e "Seltik Park", të tejmbushur dhe me një atmosferë tepër të veçantë, bardhezinjtë e Antonio Kontes, thuajse kanë siguruar kualifikimin për në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve pasi kanë fituar me rezultatin 3-0. Torinezët të vetëdishëm për vështirësinë e kësaj transferte, janë treguar racionalë në mbrojtje, ndërsa kanë shpërthyer me kundërsulme duke shënuar plot tre gola në portën e Seltik, në një mbrëmje tejet emocionuese ku bardhezinjtë kanë treguar se janë një skuadër pretendente për fitimin e këtij trofeu. Ndonëse Sëlltiku nuk kishte humbur asnjë ndeshje në fushën e vet në këtë sezon, duke regjistruar edhe fitore të bujshme si ajo ndaj Barcelonës, Juventusi ka ditur të shfrytëzojë më së miri të gjitha pasiguritë e skocezëve.Një gabim i Ambrose i ka lejuar Matrit të shënojë golin e avantazhit që në minutën e tretë dhe në rastin e parë për bardhezinjtë. Më pas, Juventusi ka luajtur më qetë duke mbyllur hapësirat në mbrojtje dhe duke rrezikuar nëpërmjet kundërsulmeve. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e bardhezinjve ndërsa në të dytën atmosfera është përsëri e njëjtë. Të besuarit e Kontes vazhdojnë të shfrytëzojnë çdo mundësi të krijuar dhe arrijnë të dyfishojnë rezultatin me anë të mesfushorit Markizio, që në këtë mbrëmje ka qenë në një superformë, duke marrë pjesë në të gjithë golat e shënuar. Në minutat e fundit atëherë kur mendohej se vendasit do të shënonin golin e nderit, vjen një tjetër perlë e "Zonjës së Vjetër". Markizio është aty present për ti shërbyer Vuçiniç, i cili përballë portierit nuk gabon duke shënuar golin e "nokautit" duke i siguruar skuadrës së tij kualifikimin dhe duke bërë që përballja në "Juventus Stedium" të luhet vetëm për statistika.