Cavani largohet në verë, Napoli në kërkim të zëvendësuesit

Vitet e fundit, president i Napolit, Aurelio De Laurentis ka treguar se nuk ndalet para një objektivi të merkatos pavarësisht çmimit të lojtarit.Duke patur një lum kërkesash për Edinson Cavanin, i cili me shumë gjasa do të largohet, me paratë e këtij operacioni, numri një i klubit Napoletan po gjurmon edhe pasuesin e tij. OBjektivi kryesor i De Laurentis, është zhvendosur në Brazil te Leandro Damiao. Ky i fundit ka shënuar 75 gola në 131 ndeshje me Internacional Porto Allegre.Emisarët e Napolit kanë kontaktuar me të dhe ai ka dhënë gatishmërinë për të luajtur në Serinë A. Në verë përveç një transferimi të Damiaos priten edhe operacione të tjera për Napolin ku në mesfushë pëlqehen më së shumti Nainggolan dhe Verrati.