Inter marrëvesheje me sulmuesin e talentuar Icardi

Inter është pranë arritjes së marrëveshjes me sulmuesin argjentinas të Sampdorias, Mauro Icardi. Klubi i drejtuar nga Massimo Morattit, ka një marrëveshje me një prej talenteve më të mëdhenj të Serie A. ish lojtar i Barcelonës që luan për Sampdorian, Icardi, ka arritur një marrëveshje me drejtuesit zikaltër për tu transferuar që në verë në Milano. Operacioni që pritet të mbyllet me sukses që në muajt e parë të verës do të kushtojë rreth 15 deri 16 milionë Euro, plus premiot për klubin nga Xhenova. Ndërsa vetë lojtari do të ketë një kontratë deri në vitin 2017, ku flitet se do të përfitojë 4 milion Euro në sezon. Ditët e Diego Militos si zikaltër tashmë janë të numëruara dhe zëvendësuesi i tij i denjë pritet të jetë një tjetër argjentinas si lojtari i ri i talentuar, Ikardi.Kujtojmë që bomberi i Sampdorias, Icardi, ka qenë i kërkuar më parë edhe nga skuadrat e Juventusit dhe Napolit, por Interi duket se i ka mundur ato duke siguruar që tani kartonin e një prej talenteve të futbollit Botëror.