Merkatua e Juventusit varet nga Champions League

E përditshmja Sportive Italiane "TuttoSport", shkruan se e ardhmja e merkatos bardhezi varet drejtëpërdrejt nga sfidat e Champions League.Kalimi në fazat e mëtejshme nga ana e skuadrës së Juventusit do të sillte të ardhura të mjaftueshme për të hyrë në merkato. Me arritjen në finale bardhezinjtë do të përfitonin 19.5 milion Euro, ndërsa në rast të fitimit të titullit në arkat e bardhezinjve do të derdhen plot 10,5 milionë Euro. Arritja e diçkaje të tillë do të bënte që Juventus të arkëtonte plot 30 milionë Euro të cilat do ti shpenzonte për të sjellë në "Juventus Stadium" 3 yje: Jovetiç, Suarez dhe Sançez. Tre emra këto që pritet të bëhen realite në merkaton verore. Prej kohësh bardhezinjtë kërkojnë një përforcim të tillë në vijën e parë të sulmit por për të arritur këtë ata duhet tëp presin dhe të shohin se si do të shkojë aventura në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.