San Antono mund Çikagon edhe me mungesa të rëndësishme

San Antonio Spurs, ka dhënë një provë të mirëfilltë force duke fituar përballë një kundërshtari të vështirë si Çikago me rezultatin 103-89.Normalisht, një fitore në transfertë nuk mund të quhej çudi për teksanët, po të mos ishte për faktin se në këtë ndeshje nuk u aktivizuan as Tim Dankan, as Toni Parker e as Manu Xhinobili.Të tre yjet e San Antonios, qëndruan gjatë të gjithë ndeshjes në pankinën e skuadrës së tyre ndërsa panë se si Kuahi Leonard u kthye në yllin e mbrëmjes me 26 pikë, shifra më e lartë në karrierën e tij. Ndonëse Çikago dominoi lojën në tabelë, 49 me 26, ajo nuk arriti të ndalte furinë e teksanëve që treguan se mund të mbijetojnë edhe pa treshen e veteranëve dhe kanë një të ardhme mjaft të sigurt edhe kur ata do të largohen nga fusha e lojës.Në përballjet e tjera të NBA janë shënuar këto rezultate:Boston-Sharlot               91-94Minesota-Kliveland       100-92Bruklin-Indiana               89-84LA Klipërs-Filadelfia       107-90Nju Orlins-Detroit          105-86Uashington-Miluoki       102-90San Antonio-Çikago       103-89Atlanta-Dallas                 105-101