Kapelo dhe Schmaichel, mendime të ndryshme për sfidën Real - Manchester United
Një sfidë gjigante si ajo mes Real Madrid dhe Manchester Unitet, nuk mund të kalonte pa u komentuar nga figuara të rëndësishme të sportit.Një ndër portierët legjendar të Djajve britanik, Danezi Peter Shmaikel, ka deklaruar në prag të kësaj sfide se: "Kjo sfidë është një finale me vete por Ferguson do t'ia dalë mbanë për të mundur madrilenet".Ndërsa në lidhje me diskutimet se Mourinho do të jetë pasuesi i Ferguson në të ardhmen, ish gardiani i portës së Djajve nuk e beson këtë fakt. "Nuk do të jetë ai pasuesi i Ferguson, sepse nuk besoj se një klub i tillë si Manchester, do kënaqet me gjithçka që sjell Mourinho me vete. Eshtë kandidat potencial për aftësitë si trajner, por Manchester United nuk i do ato gjëra të tjera që vijnë sëbashku me të. Mourinjo nuk është një trajner që mund të punojë për vite me radhe te një skuadër”, u shpreh ish portieri danez.Ndërsa nga ana tjetër, ish trajneri i Madrilenve, në një kohë të artë të kësaj skuadre, Fabio Kapelo, e sheh këtë sfidë nga një këndvështrim tjetër. Ai thotë se "Kjo përballje edhe pse është një finale e parakohshme do të nxjerrë fitues kryeqytetasit Madrilen". Më tej Kapelo thotë se "Mourinjo është një trajner që i studion mirë përballjet direkte, pa dashur të ulë poshtë vlerat e Ferguson, që ka mbi supe eksperiencën disavjeçare. Këtë gjë Mourinho e ka treguar kur ishte trajneri i Interit në ndeshjen kundër Barcelonës dhe mendoj se do të përsërisë edhe në këtë përballje skemat që përdori atë vit me Interin. Për Portugezin kjo përballje është jetësore pasi fitorja është një detyrim për Madrilenët” ka përfundur trajneri aktual i kombëtares Ruse, që njihet në botë si një nga trajnerët më të mirë të 20-vjeçarit të fundit.