Rruga Laç-Milot, investimi i FSHZH po shkon drejt përfundimit
Rikonstruksioni i Rrugës Laç-Milot është drejt përfundimit dhe brenda pak muajve ajo do të jetë tërësisht e kalueshme si për qytetarët dhe automjetet. Jo më pak se 50 mijë banorër të Milotit, Laçit, Thumanës, Mamumarrasit do tu shërbejë kjo rrugë jo vetëm për të komunikuar më lehtë, por edhe për të mos u ndeshur me trafikun e përditshëm.Banorët kanë qënë dëshmitarë të një rrugë të amortizuar, ku kalohej me vështërsi dhe ku trafiku mbej problem kyç. Rruga Laç-Milot 7.7 km e gjatë, është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, qeverisë shqiptare dhe donatorëve të huaj. Benet Beci, drejtori i Fondit Shqiptar duke inspektuar punimet u shpreh se ky insitucion vijon me ndërhyrjet në infrastrukturë sipas një standardi europian.Përpara viteve 2000, ky aks rrugor përfaqësonte të vetmen rrugë që lidhte veriun me Shqipërinë e Mesme dhe atë Jugore dhe sot përbën një arterje shumë të rëndësishme transporti, që do të lehtësojë trafikun e rënduar të rrugës Fushë Krujë-Milot.Rruga do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm të inrastrukturës, bankina anësore, kanalizime, vepra arti etj. Në funksion të një ndërhyrjeje rajonale për zhvillimin e qarkut Lezhë, FSHZH ka investuar në prioritetet kryesore të infrastructures, të cilat kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë zhvillimin rajonal dhe lokal. Në keto 4 vitet e fundit, në qarkun Lezhë janë rehabilituar ose janë në rehabilitim rreth 110 km rrugë dytësore dhe lokale.