Haxhinasto-Tahirit: Transferimi i kuotave të ACR nuk ka sjellë ndryshim të shoqërisë konçensionare
Kreu i METE, Edmond Haxhinasto i është përgjigjur publikikisht deputetit Saimir Tahiri lidhur me shitjen e aksioneve të ACR-së, ku e ka vlerësuar procesin terësisht të ligjshem.Më tej Haxhinasto ka sqaruar se transferimi i kuotave të ACR nuk ka sjellë ndryshim të shoqërisë konçensionare, ku sipas tij këtë lloj transaksioni METE nuk ka detyrim ta miratojë.Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto deklaron se sektori minerar për 2012 rezulton me 10 mijë të punësuar më shumë. Përballë kësaj situate Haxhinasto ka kërkuar nga opozita të pranojë zhvillimet pozitive të këtij sektori dhe të heqë dorë nga manipulimi i opinionit publik.Lidhur me këtë cështje ka reaguar edhe vetë kompania në fjalë ACR, ku hedh poshtë deklaratat e disa mediave për largim nga Shqipëria. Përmes një deklarate kompania ACR shprehet se do të jetë në Shqipëri sipas kontratës koncesionare, deri në përfundim të afatit të kontratës.“Ne zotërojmë kontratën koncesionare, nuk jemi larguar nga Shqipëria. Do jemi në Shqipëri sipas kontratës koncesionare,deri në përfundim të afatit të kontratës. Shitja dhe blerja e aksioneve të një shoqërie është një e drejtë e parashikuar nga ligji shqiptar.Duam të sigurojmë opinionin publik për angazhimin për ta kthyer këtë koncesion në një histori suksesi” thuhet në deklaratë.ACR jo vetëm që nuk është larguar, por në një kohë të gjatë nuk ka në mendje ta bëjë dicka të tillë, pasi sic deklaron vetë kjo kompani brenda 30 ditëve do ti paraqesë METE-s planin e ri të investimeve, plan ky që tejkalon dhe vetë kërkesat që parashikon marrëveshja e koncesionit.“Brenda një afati prej 30 ditësh do i paraqesim METE-s planin e ri të investimeve. Plani i ri është shumë ambicioz, tejkalon kërkesat që parashikon marrëveshja e koncesionit. Synojmë që brenda 2-3 javësh të fillojmë përpjekjet për hapjen e traverbangut të Klosit.Kjo do ulë ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve, përmirëson sistemin e ajrimit.Planifikojmë të investojmë dhjetra mln euro për të mundësuar hapjen sa më shpejt të pusit numër 9. Do ishte i mirëpritur kontributi i gjithë institucioneve në nivel lokal dhe kombëtar.Nga kjo nismë përfiton jo vetëm komuniteti i këtyre zonave, por edhe ekonomia shqiptare”përfundon ACR.Një ditë më parë Partia Socialiste ka këkuar informacion nga ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, për shfrytëzimin e galerive të kromit në Bulqizë dhe kompanine e re ne keto galeri. Ndërkaq, PS ka akuzuar ministrin Haxhinasto dhe kryeministrin Sali Berisha se janë kthyer në varrmihës publik të një tragjedie që konsumohet pa zhurmë, në thellësitë e galerive të minierave të Bulqizës.Përmes një letre drejtuar Haxhinastos, nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, shprehet se “tragjeditë familjare nuk kanë të sosur, ndërkohë që babëzia e skllavopronarëve modernë, nuk kursen as fëmijë, as gra, as të moshuar e askënd tjetër që nën thundrën e varfërisë, detyrohet të lërë dhe kockat në terrorin e mineralit”.Tahiri ka kërkuar informacion për këtë çështje;1- Dokumentacionin që provon garancitë financiare të shoqërisë së re që merr koncesionin në përmbushje të legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjen koncesionare të miratuar në parlament;2-Dokumentacionin që provon se shoqëria e re plotëson kushtet e investitorit të fushës;3- Praktiken e transferimit të lejes koncensionare nga ACR Sh.A tek shoqëria e re koncensionare;4-Realizimin e investimeve nga shoqëria koncensionare ACR Sh.A nga 1 Korrik 2009 deri në 31 Dhjetor 2012;5- Dokumentacionin që provon pagesën e penaliteteve nga shoqëria ACR Sh.A për moszbatimin e kushteve të kontratës koncensionare mbi realizimin e investimeve brenda afatit;6- Grafikun e hapjes te pusit nr.9 të thellësisë të Minierës së Kromit Bulqizë dhe reliazimin e këtij grafiku për periudhën 1 Korrik 2009 deri ne 31 Dhjetor 2012;7- Sasinë e rezervave të mineralit të kromit që kanë shfrytëzuar shoqëritë koncensionare dhe prodhimin e mineralit të kromit të realizuar nga këto kompani, të ndarë për secilën shoqëri për të gjithë periudhën e dhënies me koncesion deri në 31 Dhjetor 2012;8- Sasinë e rezervave të mineralit të kromit që kanë mbetur pa u shfrytëzuar mbi nivelin e 14 të thellësisë të Minierës së Kromit Bulqizë;9- Sasinë e rezervave që është shfrytëzuar nga shoqëria koncensionare ACR Sh.A për periudhën 1 Korrik 2009 deri ne 31 Dhjetor 2012 dhe prodhimin e mineralit të kromit që ajo ka realizuar për këtë periudhë