Halimi: Rama politizoi 21 janarin, i vetmi politikan që komenton vendimet e gjykatave
Kreu i selisë rozë Edi Rama është i vetmi politikan që komenton vendimet e gjykatave. Ky ka qenë reagimi i kreut të drejtësisë Eduart Halimi pas deklaratave të ashpra të kryesocialistit Rama lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës për të akuzuarit për vrasjen e katër protestuesve në ngjarjen e 21 janarit.Në një dalje për mediat Halimi tha se Rama flet atëherë kur vendimi nuk është në interesin e tij, ndërsa di të heshtë shumë mirë kur vendimi i gjyqësorit i shkon për shtat, duke i sjellë në vëmendje vendimin për djalin e Luiza Xhuvanit.“Rama është i vetmi politikan që komenton vendimet e gjykatave. Rama e ka politizuar këtë cështje, duke ushtruar presion sitematik. Sot para drejtësisë duhet të sihte vetë ai, si instruktor i tyre.Kjo nuk është hera e pare që Edi Rama sulmon drejtësinë shqiptare kur nuk i pëlqejnë vendimet e saj, dhe as e para që hesht kur vendimet e saj i vijnë për shtat. Kështu heshti zoti Rama kur djali i Gramoz Rucit plagosi në mes të Tiranës një qytetar të pafajshëm dhe drejtësia e la atë të lirë.Kështu heshti Edi Rama edhe kur djali i Luiza Xhuvanit vrau gjakftohtë me një plumb në kokë një djalë të ri e të pafajshëm. Sot përpara drejtësisë duhet të ishte vetë Edi Rama, arkitekti i vetëm i dhunës ndaj institucioneve të pavarura dhe shtetit të së drejtës. Ndaj sulmi i tij tregon vetëm frikën se verdiktet e drejtësisë shqiptare do t’iafrohen edhe karriges së tij.Shqiptarët dhe cdo njeri normal në këtë vend nuk e kuptojnë se cila është lidhja mes vendimit të një gjykate të pavarur dhe vendimit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për të bojkotuar parlamentin.Por shqiptarët më në fund e kanë kuptuar modelin Rama: model që ben presion politik mbi cdo institucion te pavarur, sistematikisht derisa ne fund kerkon ti asfiksoje ato totalisht" tha Halimi.Më herët kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka cilësuar vendimin e sotëm për pafajësinë e të akuzuarve për 21 janarin, më barbarin e drejtësisë së post diktaturës.Në një konferencë për shtyp, kryesocialisti Rama akuzoi kryeministrin Berisha se i ka kthyer gjykatësit në gardistë togëzinj që me urdhër nga lart e pushkatojnë në publik drejtësinë njësoj si pushkatoi garda 4 dëshmorët e 21 janarit.Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, të cilët akuzoheshin për vrasjen e 4 demonstruesve, gjatë protestës së 21 Janarit 2011.Gjyqtari i çështjes Besnik Hoxha ka rrëzuar akuzën e Prokurorisë për vrasje me dashje në rrethana cilësuese. Sipas gjyqtarit nuk janë të provueshme të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria ndaj dy të akuzuarve.Ndërsa ka lexuar vendimin për dy të akuzuarit, gjyqtari Hoxha kërkoi lirimin e menjëhershëm të ish-gardistit Agim Llupo si dhe heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-komandatin e gardës Ndrea Prendi.