Tiranë, urbani përplas çiftin, plagosen burrë e grua

Një aksident me pasojë plagosjen e një çifti ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qëndër të Tiranës, pranë xhamisë ku urbani ka përplasur një çift bashkëshortësh, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia, e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.