Gjendet i pajetë 60-vjeçari në një kanal në fshatin Luz të Fushë Krujës

Një i moshuar është gjetur i pajetë në një kanal në fshatin Luz të Fushë Krujës. Viktima, rreth 60 vjec Tod Preng Deda, banues në lagjen 15 Spitallë Durrës u gjet sot rreth orës 12.00 nga banorët e zones, të cilët lajmëruan policinë.Në vendngjarje kanë shkuar shërbime Policie dhe Grupi Hetimor po vijon veprimet e para. Shërbimet e Policisë Krujë kanë ndërmarrë masa për identifikimin e viktimës.Paraprakisht mendohet se shtetasi në fjalë ka identitetin e mësipërm dhe aktualisht shërbimet po punojnë për verifikimin e të dhënave identifikuese në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Durrës e Mat.