Pas 2 vitesh në paraburgim, del nga burgu 302 ish-gardisti Agim Llupo

Pas 2 vitesh në qelitë e paraburgimit, del nga burgu 302 ish-gardisti Agim Llupo. Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, të cilët akuzoheshin për vrasjen e 4 demonstruesve, gjatë protestës së 21 Janarit 2011.Gjyqtari i çështjes Besnik Hoxha ka rrëzuar akuzën e Prokurorisë për vrasje me dashje në rrethana cilësuese. Sipas gjyqtarit nuk janë të provueshme të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria ndaj dy të akuzuarve.Ndërsa ka lexuar vendimin për dy të akuzuarit, gjyqtari Hoxha kërkoi lirimin e menjëhershëm të ish-gardistit Agim Llupo si dhe heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-komandatin e gardës Ndrea Prendi.Në një prononcim për mediat avokati Genc Gjokataj e cilësoi vendimin e gjykatës si të drejtë pasi sipas tij ai komandanti i gardës Ndrea Prendi ashtu edhe gardisti Agim Llupo ishin në mbrojtje të institucioneve.Ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar 48 vjet burg për dy prej të akuzuarve kryesorë për ngjarjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.