CEZ kërkon 200 mln euro, nis proçedurat zyrtarisht për në arbitrazh
CEZ Grup ka nisur zyrtarisht procedurat për tu ankuar kundrejt shtetit shqiptar në arbitrazh.Një vendim i tillë është bërë i ditur në faqen zyrtare të kompanisë çeke.Kompanisë CEZ Shpërndarje iu hoq licensa në 21 janar, pasi nuk arriti që të përmbushte pikat e kontratës.Ndërkohë që një vendim i tillë nuk është pranuar prej kompanisë çeke dhe pikërisht për këtë tashmë është njoftuar zyrtarisht qeveria shqiptare për nisjen e procedurave për të kërkuar dëmshpërblim.Sipas llogarive të bëra kompania ceke CEZ ka shkaktuar një dëm prej prej 1 miliard dollarësh në sistemin e shpërndarjes. Në arbitrazh, pritet që CEZ të kërkojë dëmshpërblime për humbjet e krijuara nga investimi në Shqipëri, që vlerësohet në rreth 200 milionë euro, ku përfshihen investimi fillestar, shërbimet për kompaninë CEZ Shpërndarje dhe faturat për furnizim me energji nga kompania mëmë.Vendimi i Shqipërisë për heqjen e licencës së CEZ është vlerësuar si një sinjal negativ për investitorët e huaj në Shqipëri, ndërkohë që edhe qeveria çeke ka deklaruar se nuk do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Sipas raportit të ERE duke llogaritur dëmet, CEZ e mbylli vitin 2012 me një humbje që arrin në rreth 20 miliardë lekë.