PS braktis Kuvendin, Tahiri: Drejtësia mori fund. Topalli: Ju i çuat të vriten

Vendimi i gjykatës së Tiranës e cila i dha pafajësinë ish komandatit të gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo ka shkaktuar debate në Kuvendin e Shqipërisë.Deputeti i PS-së Sajmir Tahiri ka deklaruar se drejtësia ka marrë fund ndërsa menjëherë pas fjalimit të tij deputetët e opozitës janë larguar nga salla e Kuvendit."Keni kthyer jetën e 4 të pafajshmëve në statistikë e shifra e keni salduar thellë tek njerëzit mendimin se ky pushtet sot mund të vrasë, përdhunojë, vjedhë e të rrënojë jetën e drejtësia i shpëton dhe nuk mban njeri përgjegjësi. I treguat shqiptarëve se nuk ka drejtësi. Është e rrezikshme të kushton kokën të kesh të drejtë kur pushteti e ka gabim. Sot rivratë përsëri. Nuk do të shpëtoni pa drejtësi. Në emër të familjarëve të Aleks Nikajt, Ziverit askush nga ata nuk do shpëtojë pa drejtësi. Ne sot në këtë Parlament nuk kemi asnjë punë" ka theksuar Tahiri dhe më pas të gjithë deputetët kanë braktisur sallën e Kuvendit në shenjë proteste ndaj vendimit të gjykatës për 21 Janarin.Menjëherë ka reaguar kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila i krahasoi deputetët socialistë me anëtarët e byrosë politike në kohën e komunizmit."Këto janë mësuar që në këtë sallë plenare të bëjnë prokurorin, edhe gjykatësin dhe thoshin i varni në litar, të njëjtë jini. Shteti ligjor nënkupton ndarjen e pushteteve. Kur flet drejtësia duhet të heshtni, ky është sistemi i 20 viteve përpara. Boll keni vrarë 50 vite. Boll ka ikur koha juaj. Nuk është më kjo sallë kinemaja kur ju thoni se duhet të vareshin në litar. Ju ikni, frikacakë të paburrë, i çoni njerëzit për ti vrarë dhe ikni tani dhe nuk votoni 3 ligjet” tha Topalli.Ndërkohë, seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me debate edhe mes deputetit  të PS-së Erjon Braçe dhe kryeparlamentares Topalli.  Deputeti Braçe kërkoi sërish një interpelancë me kryeministrin Sali Berisha duke theksuar se një kërkesë të tillë e ka depozituar që në muajin nëntor.Ndërsa kryetarja Topalli e cilësoi si "spekullim" ankesën e deputeti Braçe. Sipas saj, kryeministri Berisha dy javë më parë, u shpreh i gatshëm t'i përgjigjet deputetit të opozitës, por ky i fundit nuk ishte i përgatitur.