Bregu: Zgjedhjet me rëndësi për integrimin, jo bojkot si në 2009-ën

Ministrja e integrimit Majlinda Bregu ka deklaruar se Shqipëria duhet të bëjë progres të vazhdueshëm dhe të miratojë tre ligjet e kërkuara për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.E pyetur gjatë konferencës së përbashkët me homologen e Maqedonisë Teuta Arifi nëse do të ndikojnë zgjedhjet në vendimin e KE-së për marrjen e statusit të kandidatit, ministrja Bregu theksoi se mënyra se si do zhvillohen, por edhe moskontestimi i tyre ka shumë rëndësi për procesin e integrimit."Askush nuk mohon se zgjedhjet në Shqipëri do të kenë një vëmendje të veçantë nga Komisioni Europian  dhe ndërkombëtarët. Duhet të mos ketë kthim në retorika bojkoti sic ndodhi në 2009 kur humbësi Rama nuk pranoi rezultatin. Partnerët europianë janë të interesuar që retorika e kontestimit të zgjedhjeve pa fakte të mos përsëritet” tha Bregu.Ministria Bregu ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen Arfifi se në takim u fol për perspektivën e qartë evropiane që kanë dy vendet, si dhe për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.“Sot shënohet 20 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve mes dy shteteve tona, të cilat kanë tashmë një perspektivë të qartë europiane. Vendet tona e shohin integrimin si një proces të bazuar në merita”, tha Bregu.Ndërsa nga ana e saj ministrja e integrimit të Maqedonisë Teuta Arifi u shpreh se vendet tona duhet të punojnë për të unifikuar standardet e BE dhe të vazhdojnë drejt kësaj rruge.“Unifikimi i standardeve ka për qëllim vendosjen e stabilitetit ekonomik dhe politik për vendet tona. Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyeshme dhe duhet të vazhdojnë kështu për të ardhmen e përbashkët në BE”, shtoi Arifi.Ky është takimi i dytë  brenda pak mujash mes dy Ministreve të Integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë.