Kapen 22.7 kg drogë në Portin e Durrësit, arrestohet 69-vjeçari
Policia kufitare në portin e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 22.7 kg lëndë narkotike ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se droga është kapur gjatë një kontrolli në automjetin me targa AA 918 ER ndërsa është arrestuar 69-vjeçari Kole Batri nga Shkodra.Sipas policisë droga është gjetur, në pjesën e tavanit të këtij automjeti, në një hapësirë të krijuar përgjatë gjithë gjatësisë së tij, e ndarë në 29 pako me përmasa të ndryshme, të mbështjella me natriban.Sipas policisë automjeti në fjalë do të udhëtonte drejt Barit ndërsa po hetohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në trafikun e drogës.Ndërkohë materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Durrës për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".