Plagosja e 30-vjeçarit në Tiranë, policia identifikon autorët

Policia e Tiranës ka identifikuar dy autorët e plagosjes së 30-vjeçarit Elis Gjini, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.Sipas policisë janë shpallur në kërkim shtetasit Altin dhe Ermir Cara të cilët dyshohen se kanë plagosur mbrëmë me armë 30-vjeçarin Elis Gjini.Ngjarja e rëndë është shënuar pranë shkollës "Mihal Grameno” ku 30-vjeçari u plagos në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.Ndërkohë policia po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së mbrëmshme.