Seminari i Universitetit Vitrina, diskutohen marrëdhëniet Shqipëri-Izrael
Universiteti "Vitrina" fton në një seminar të hapur për studentët e saj, për herë të parë pas 2 muajve të hapjes së Ambasadës së Izraelit në Shqipëri, përfaqësuesin e tij, David Cohen.Me temë karrierën e Ambasadorit, por edhe prespektivat mes dy vendeve, theksi u vu tek marrdhënia ekonomike.Ambasadori Cohen theksoi disa nga projektet që do arrihen të realizohen së shpejti, duke filluar me krijimin e Dhomës së Tregtisë shqiptaro-izraelite.Gjithashtu Ambasadori izraelit shpjegoi prezencën e tij në Universitetin “Vitrina” dhe bashkëpunimet me shtetin e Izraelit në fushën akademike me të gjithë Universitetet.Zv.rektori i Universitetit “Vitrina”, Teki Kurti, në fjalën e tij prezantoi karrierën e ambasadorit Cohen dhe vlerësoi bashkëpunimin e mëtejshëm me studentët e këtij Universiteti.