Mbërrin në Shqipëri gripi amerikan, Pipero: 7 raste me virusin H1N1, 5 raste me H3N2

Në vend, shënohen 7 raste me virusin H1N1 dhe 5 raste me virusin H3N2. Gjithashtu rreth 13 persona janë të prekur nga grip i tipit B. Rastet me H1N1 janë duke u trajtuar 5 në QSUT dhe 2 në spitalin e Durrësit.Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë thotë se këto virsuse janë tashmë të njohura dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që situata të kalojë pa pasoja.Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më heret, në mesin e muajit shkurt pritet të ketë një shtim të rasteve të prekurish me gripin e stinës. Por Pipero thotë se nuk ka vend për panik, se bëhet fjalëMinistria e Shëndetësisë dhe USAID organizuan një trajnim me gazetarët, duke e parë median si një faktor kyç që përcejll lajmin dhe sensibilizon opinionin publik.