Internet i sigurtë, kompanitë telefonike firmosin kodin e sjelljes

Fëmijët shqiptarë do të jënë nën kontroll përsa i përket përdorimit të internetit. Rreziqet, të cilat i kanosen familjeve me masivizimin e këtij shërbimi, sidomos tek moshat e mitura do të jenë të kontrollueshme falë hyrjes në fuqi të një kodi sjelljeje, i cili është firmosur mes operatorë të komunikimeve elektronike në vend dhe ISP-ve nën kujdesin e Ministrit për Inovacionin dhe TIK Genc Pollo.Drejtuesit e kompanive të ndryshme kanë shprehur gadishmerinë për të ofruar mekanizmat e duhura si publikimin e ëebside-ve për të udhëzuar prindërit se si mund të kontrollojnë fëmijët e tyre gjatë përdorimit të internetit apo vendosjen e aparaturave që kufizojnë aksesin në faqë të papërshtatshme.Në Shqipëri, 60% e popullsisë janë përdorues të rregullt të internetit, 1.3 milion janë përdorues të rrjetit social Fb.