Reshjet e dëborës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve në Korçë

Ulja e temperaturave në vend ka rikthyer reshjet e dëborës në qarkun e Korçës.Sipas informacioneve nga verilindja e vendit, reshjet e dëborës të cilat kanë rënë përgjatë gjithë natës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.Mësohet se trashësia e dëborës në pikat turistike ka arritur disa centimetra duke vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve.Kështu, sipas informacioneve aksi rrugor që të çdon drejt pikës turistike të Dardhës është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.Gjithashtu,probleme ka pasur edhe në akset rrugore Korçë-Ersekë, Korçë-Qafë Thanë ku qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.Edhe pse akset e tjera rrugore në qarkun e Korçës janë të kalueshme, policia rrugore u rekomandon drejtuesve të automjeteve të përdorin zinxhirat.