Berisha takim me të rinjtë e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar
Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, IDU.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se janë të rinjtë ata të cilët në Shqipëri kanë sjellë ndryshimin."Ndjej kënaqësinë më të madhe të pres këtu politikanë të rinj nga mbarë bota. Për mua dhe vendin tim, i ri, e re ka një kuptim shumë të veçantë. Asgjë nuk do i përshtatet më shumë sesa fjalë ndryshim. Janë të rinjtë të cilët 22 vjet më parë u përballën me diktaturën më të egër në Europë, e gjynjëzuan atë dhe u shndërruan në energjinë e një ndryshimi të pandalshëm duke arritur në 22 mars të 92 një fitore të shkëlqyer. Por të dashur miq për ju dhe për gjeneratën e re të shqiptarëve është shumë e vështirë të imagjinoni Shqipërinë e kësaj kohe. Unë mund tu japë ju disa statistika por ato shprehin vetëm një pjesë të atij realiteti. Shqipëria në atë kohë ishte vendi i tretë më i varfër i planetit. Njerëzit nga një sistem që i kishte shndërruar nga qënie shoqërore në qënie shtetërore” tha Berisha.Kryeministri Berisha gjithashtu iu paraqiti të rinjve edhe disa nga arritjet e Shqipërisë gjatë këtyre viteve në infrastrukturë, në arsim, në shëndetësi etj, por shtoi se vendi ynë ka edhe probleme."Këto janë disa arritje të Shqipërisë po ajo ka një mori problemesh për të zgjidhur. Unë iu bëra këtë ekspoze për të demonstruar suksesin e padiskutueshëm të atyre parimeve që ju besoni në sektrin tonë politik” tha Berisha.