Berisha: Nuk komentoj vendimin e gjykatës për 21 Janarin

Kryeministri Berisha nuk pranoi të komentoj vendimin e sotëm  të gjykatës së Tiranës e cila i dha pafajësinë dy të akuzuarve të 21 Janarit.I pyetur nga mediat në lidhje me akuzat e familjarëve të viktimave të 21 Janarit, kryeministri Berisha i është përgjigjur prerë se nuk komenton vendimet e Gjykatës.“Sot jam këtu për këtë çështje. Nuk do më gjeni të komentoj vendime gjykatash. Ky është një vend që ka sistemin e drejtësisë e akuzës. S`ka asnjë koment. Ju kërkova pyetje nëse keni të bëni me çështjen e fermerëve. Qëndrim im është i prerë” tha BerishaNdërkohë, Kryeministri Berisha informoi sot fermerët se qeveria do të heqë TVSH-në për të gjitha makineritë e importuara dhe për kimikatet dhe plehrat kimike."Informoj fermët se qeveria javën që vjen me një vendim të saj do të heqë TVSH për çdo lloj vegle, pajisje, makinerie të cilat kanë destinacion bujqësinë, blektorinë apo biznesin e përpunimit ushqimor. Është një listë e gjatë prej rreth 110 artikujsh, makineri që përdoren në të gjithë spektrin e bujqësisë, blektorisë të cilat do të importohen pa TVSH.  Qeveria do të ndërmarë nismën ligjore dhe do të dërgoj në parlament heqjen e TVSH për të gjitha llojet e kimikateve, plehrave kimike, substancave të ndryshme, fidanët, farërat që importohen për qëllime të zhvillimit të bujqësisë, pemtarisë, blektorisë dhe të gjtihë sektorëve të kësaj fushe shumë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë” tha Berisha.Sipas kryeministrit, kjo masë përbën mbështejen më të fuqishme që fermeri shqiptar ka marrë nga qeveria në rrafshin fiskal gjatë këtyre 20 viteve.  “Kjo krijon hapësira të reja për krijimin, konsolidimin e biznesve të vogla bujqësore, blektorale në fshat. Kjo synon krijimin e një mjedisi të favorshëm dhe inkurajimin e çdo fermeri për ambicien më të madhe për konsolidimin e fermës së tij, për rritjen e prodhimit” shtoi Berisha.Gjithashtu kryeministri Berisha u shpreh se, kjo nisëm synon nxitje të re të importimit të varieteteve më të mira të fidanëve, farërave, për të gjitha llojet e kategoritë e prodhimeve në bujqësi, blegtorisë e çdo fushe tjetër.Kryeministri gjithashtu u shpreh se, ajo është edhe shtylla ndër më kryesore e programit të qeverisë të drejtuar prej tij për nxitjen e biznesit, si rruga më e mirë për krijimin e vendeve të punës, krijimin e mijëra e mijëra vendeve të punës si dhe për shfrytëzimin e potencialeve të mëdha që ofron sektori i bujqësisë.