Rosi shpalos vlerat te “Yamaha” që në start

Ish kampionit të Botës ,Valentino Rosit, i kanë mjaftuar vetëm 10 xhiro për të treguar se talenti i tij në garat e shejtësisë nuk ka përfundur."Më janë dashur vetëm 10 xhiro për të qenë i ndërgjegjshëm se ky është motori im". Këto janë fjalët e Valentino Rosit të cilit i është kthyer buzëqeshja që në ditën e parë që u kthye në motorin “Jamaha M1”, për ditën e parë të testeve zyrtare në vitin 2013, në pistën e Sepang. Italiani ka punuar me entuziazëm që nga nisja e provave, duke zhvilluar plot 56 xhiro, duke lënë pas menjëherë dy vitet zhgënjyese me Dukatin."Nuk mund të prisja më shumë. Jam argëtuar duke nisur motorin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Para se të zbrisja në pistë, isha i pari që kishte dyshime, pasi nuk dija se çfarë më priste. E dija që isha i shpejtë, por jo aq sa ja arrita me Jamahën"."Ishte një lehtësim i madh, pas dy sezoneve si ato që kalova, ku lindën shumë pikëpyetje. Pyesja veten nëse isha ende një pilot elite, pasi diferencat mes meje dhe kundërshtarëve ishin shumë të mëdha", tha Rosi pas ditës së parë të provave, ku u rendit në vendin e katërt në xhirot e shpejta të regjistruara në pistën e Sepang, pas Pedrosa, Lorenco dhe debutuesit të Honda, Mark Markez.