Francë - Gjermani, "Pancerat" për tu hakmarrë ndaj "Gjelave"
Franca dhe Gjermania rikthehen për të luajtur një tjetër miqësore mes tyre pas asaj të luajtur Bremen, ku triumfuan Transalpinët me rezultatin 2-1, një vit më parë.Këto dy komëbtare janë përballur 24 herë mes tyre, ndërsa vetëm tre përballje kanë qenë të vlefshme për turnetë ndërkombtarë. Në këto tre përballje, 2 i ka fituar Gjermania ndërsa vetëm 1 Franca. Për sa i përket ndeshjeve miqësore Transalpinët janë në avantazh pasi kanë fituar 10 ndeshje, kanë barazuar 5 dhe kanë humbur 6 prej tyre. Në këtë takim sipas statistikave, Franca duket më e avantazhuar por Gjermania duhet patur frikë pasi në vitet e fundit ka prodhuar lojën më të bukur dhe është cilësuar gjithmonë si rivali më i denjë për të rivalizuar me kombëtaren Iberike të Del Boskes. Në këtë përballje trajneri i Gjelave, Deshamp, do të hedhë nga minuta e parë formacionin 4-3-3. Në portë: Loris, në mbrojtje: Debushi, Koshielni, Sakho dhe Evra, në mesfushë: Kabje, Matuidi dhe Sisoko, ndërsa në sulm do të jetë treshja Valbuena, Benzema dhe Riberi.Nga ana tjetër tekniku Lwv do të luajë me formacionin: 4-2-3-1. Në portë: Nojer, në mbrojtje: Hovedes, Humels, Mertesaker dhe Lam, në mesfushë: Khedira, Kros, Myler, ndërsa në sulm Ozill do të mbështesë dyshen Podolski dhe Gomez.Ndeshja do të luhet në "Sta De France" të Parisit në orën 21. Në këtë takim të besuarit e teknikut Lwv do të kërkojnë fitoren ndaj vendasve për të thyer tabun e 25 viteve pa fitore.