Ronaldo te Real përjetë, Perez bën gati kontratën e re për portugezin

Real Madrid ka planifikuar t'i bëjë një dhuratë të veçantë Kristiano Ronaldos, për 28 vjetorin e tij, duke i ofruar një rinovim faraonik të kontratës së tij nga e cila do të rrisë ndjeshëm përfitimet.Sipas asaj që raporton “El Economist”, gjatë kësaj jave pritet të bëhet i ditur rinovimi i kontratës deri në vitin 2018 me futbollistin portugez, duke i dhënë atij sigurinë se do të qëndrojë për një kohë të gjatë në radhët e madrilenëve dhe nuk ka pse mendon për të ardhmen e tij në një skuadër tjetër.Kristiano Ronaldo, do të përfitojë 15 milion Euro në vit nga kontrata e re që hyn në fuqi që në sezonin e ardhshëm, një marrëveshje e re pesëvjeçare që praktikisht do ta çojë lojtarin drejt fundit të karrierës së tij me fanellën e kësaj skuadre, pasi në përfundimin e saj do të jetë 33 vjeç.Klubi ka zgjidhur edhe problemin e taksave, duke i bërë të ditur lojtarit se deri në vitin 2015, kur mbaronte kontrata aktuale, ai do të paguajë vetëm 25% të taksave. Duke pasur parasysh se klubi merr përsipër t'i paguajë shtetit spanjoll taksat, i bie që rroga e Kristiano Ronaldos në total të kapë shifrën 19 milion Euro në vit.Që nga viti 2015, kur hyn në fuqi pjesa e dytë e kontratës dhe taksa 52%, klubi do të jetë i detyruar të paguajë praktikisht edhe shtetin spanjoll me po aq milion Euro sa Kristiano Ronaldon, pra një total prej 30 milion Eurosh në vit.Totali i kontratës së re të futbollistit portugez, kap një shpenzim prej 130 milion Eurosh, rreth 30 milion Euro më shumë sesa Reali pagoi për ta blerë atë në vitin 2009.