Nesër kombëtaret, super duele dhe spektakël i garantuar

Kualifikueset për Botërorin 2013 do të rifillojnë në Europë muajin e ardhshëm, ndërsa miqësoret e së Mërkurës përfaqësojnë rastin ideal për të testuar futbollistët, përpara sprintit final drejt Brazil 2014. Sfidat e kësaj mesjave do të jenë padyshim një spektakël më vete, pasi mes tyre do të përballen kombëtaret më me traditë në futbollin botëror.Përveç sfidës Hollandë-Itali, në program janë edhe disa sfida të tjera luksi, mbi të gjitha ajo e "Uembley", ku Brazili, që do të zhvillojë ndeshjen e parë nën drejtimin e Luis Felipe Scolarit, dhe do të sfidojë Anglinë, si pjesë e festimeve të 150-vjetorit të Federatës së Futbollit Anglez. Kjo përballje do të jetë një përsëritje e ndeshjes së parë të "Tri Luanëve" në "Uembley" në vitin 2007, që u mbyll në barazim 1-1. Do të jetë një natë e veçantë për Ashley Cole, që mund të bëhet anglezi i 7-të në histori, që luan 100 ndeshje me kombëtaren.Një tjetër përballje gjigandësh është ajo në "Stade de France" të Parisit, ku pas gati një viti do të rivihen përballë Franca dhe Gjermania. Në 2012-n, në Bremen, fituan "Gjelat" me rezultatin 2-1, ndërsa tani duhet të presim dhe të shohim nëse Panserat do të hakmerren ndaj transalpinëve. Për Deshamp është rasti më i mirë për të kuptuar progresin e një kombëtareje, që në kualifikuese po kërkon të rivalizojë me Spanjën dhe kombëtaren e HoakimLëv, një prej formacioneve më të talentuara në futbollin botëror.Një sfidë tjetër e rëndësishme është edhe ajo që do të luhet në Doha të Katarit, ku do përballen Spanja dhe Uruguaji, si një përgatitje paraprake ndaj sfidës së ardhëshme, më 17 Qershor, për Kupën e Konfederatave. Në Solna të Suedisë, në fakt, do të jetë teatri i një dueli tepër tërheqës, mes Zlatan Ibrahimoviç e Lionel Messi, dy ish-shokë skuadre te Barcelona.  Edhe pse konsiderohen  si ndeshje miqësore diçka është e sigurt, spektakli do të jetë më se i garantuar në këto përballje titanësh.