Salihi në Kinë për 700 mijë dollarë
Hamdi Salihi, është zyrtarisht sulmuesi i ri i skuadrës kineze të Jiangsu Sainty FC. Lajmi është konfirmuar jo vetëm nga uebsaiti i këtij klubi, por edhe nga ish skuadra e tij, Di Si Junaited.Sipas këtyre të fundit, bëhet e ditur se bomberi i kombëtares, ka arritur marrëveshjen dhe ka nënshkruar me skuadrën kineze një kontratë 1 me të drejtë rinovimin e saj edhe për një vit tjetër. Sulmuesi shkodran me kontratën e re që pritet ta nëshkruaj sot në mënyrë zyrtare, thuhet se do të fitojë rreth 700 mijë dollarë në sezon, nga skuadra e re me të cilën pritet të luaj në formacion, ndryshe nga çndodhi te skuadra amerikane, ku Salihi është aktivizuar shumë pak.Salihi, do të takohet sot me ekipin e tij të ri në Turqi, pasi skuadra kineze e Jiangsu Sainty FC, po bën përgatitjet e saj pikërisht në shtetin Turk, pasi siç dihet kampionati kinez është pushim dhe pritet të vazhdojë në muajtë e ardhshëm.Salihi, që kuar luajti në Amerikë për skuadrën e DI Si Junaited, ka humbur disi shkëlqimin me kombëtaren si rrjedhojë e një aktivizimi të pakët me ekipin amerikan.Kalimi në kampionatin kinez, pritet që të jetë edhe një motiv më shumë për shkodranin që të rikthehet në formën e mëparëshme dhe të japë kontributin e tij me skuadrën e Kombtares.Kujtojmë që Salihi para se të kalonte në Amerikë, ka patur edhe më parë oferta nga Kina, por në momentin e fundit ai vendosi të luajë për ekipin amerikan të DI Si Juanited, nga i cili nuk mori shumë pasi u detyrua të largohej shumë shpejt.