Cavani, SMS dashurie për Real dhe Barçën

Tifozët e Napolit janë gjendur të shokuar pas lajmit që Edison Cavani mund të largohet drejt kampionatit Spanjoll.Dy gjigantët e futbollit Iberik, Barça dhe Real Madrid, kërkojnë shërbimet e sulmuesit uruguajan, ndërsa ky i fundit ka shprehur dëshirën për të luajtur në njërin prej këtyre dy klubeve të mëdhenjë."Janë dy klube ëndërrash, më të fortët në botë, është e natyrshme që gjithkushë ëndërron të veshë një herë të vetme fanellën e tyre. Në futbollë asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë", ka përfunduar ai duke u dhënë sinjale të qarta dy skuadrave për të nisur tratativat. Cavani është golashënuesi më i mirë në Seria A, ndërsa së fundmi është folur shumë që ai mund të ndërrojë ambient edhe pse në qytetin e Napolit ai shihet si pasardhësi i legjendës Maradona edhe pse karakteristikat e të luajturit nuk ngjasojnë aspak. Tani topi ka kalur në fushën e gjigantëve Spanjollë për të dhënë verdiktin e tyre.