Chelsea prishë duelin Barça-Real për brazilianin
Barcelona dhe Real Madrid po zhvillojnë një tjetër klasike përveç atyre në fushën e lojës, që ka të bëjë me merkaton dhe konkretisht me sulmuesin e talentuar Brazilian, Neymar.Kjo klasike pritet të zgjasë shumë, pasi lojtari nuk e ka konfirmuar akoma nëse do të transferohet në Europë apo jo. La Liga dhe futbolli Europian duhet të presin, pasi talenti Brazilian, Neymar, vazhdonë ta shtyjë "fluturimin" drejt Europës. 20-vjeçari i Santos nuk do të lerë Brazilin, të paktën para Kupës së Botës "Brazil 2014"."Në pragë të ndeshjes me Anglinë ku nga Neymar pritet shumë, lojtari ka deklaruar se: "Janë thënë dhe shkruar shumë gjëra për të ardhmen time, por janë të gjitha iluzione. Nuk kam marrë ende asnjë vendim. Jam i lumtur te Santos dhe nuk kam ndërmend të largohem. Kur të vijë momenti do të shqyrtojë të gjitha ofertat e klubeve Europiane. Është e gabuar të thuash tani se kam një akord me ndonjë skuadër", u shpreh për tabloidin Britanik "The Sun", talenti i futbollit Brazilian, Neymar.Me këtë deklaratë braziliani u ka bërë të ditur dy gjigantëve të futbollit spanjoll dhe jo vetëm se e ardhmja e tij do të vendoset pas botërorit “Brazil 2014” dhe se Reali me Barcelonën duhet të presin deri atëherë.Ndërsa e përditëshmja "Daily Star", shkruan se ylli i ri i futbollit brazilian, Neymar, mund ti bashkohet Premier Leagues pas Kupës së Botës “Brazil 2014”. Skuadra angleze Chelsea, insiton që të bëjë një takim me futbollistin në këto ditë që ai është në Angli për të arritur një marrveshje me lojtarin që ta transferojë atë në Londër pas Botërorit të 2014.Për të bindur Neymar të zgjedhë Chelsean po mendojnë edhe tre brazilianët e "Stamford Bridge": Oscar, David Luiz dhe Ramirez.