Moratti zbut tonet: Stram ka besimin tonë

Pas zërave se Stramacioni është pranë një shkarkimi nga skuadra e Interit për rezultate të dobëta, ka ardhur mbështetja e presidentit zikaltër Morati.Ky i fundit ka konfirmuar edhe një herë besimin te trajneri aktual duke thënë se "Duhet të kemi të gjithë besim në aftësitë e Stramcionit. Ai është një trajner i zoti dhe gjendja aktuale do të kalojë shumë shpejt. Stramcioni ka treguar aftësi të shkëlqyera në drejtimin e skuadrës dhe nuk ka përse të shqetësohet. Ne kemi një projekt afatgjatë dhe dëshirojmë që edhe ai të jetë pjesë e këtij projekti. E kemi nisur me Stramacionin dhe duam ta çojmë më tej këtë projekt", ka thënë numri 1 i skuadrës Zikaltër.Pas humbjes së turpshme kundër skuadrës së Sienës, e ardhmja e teknikut Stramacioni u lëkund shumë por në fund gjeti mbështetjen e presidentit Moratti i cili sheh te tekniku i skuadrës së tij, pasardhësin e teknikut Portugez Jose Mourinho.