Ibra: Ronaldo dhe Mourinho nuk vijnë te PSG

Zlatan Ibrahimoviç, ka hedhur poshtë spekulimet që flasin për një kalim të mundshëm në radhët e kryeqytetasve francez të dyshes portugeze të Real Madrid: Mourinho-Ronaldo, duke theksuar se këto nuk janë asgjë më shumë sesa thashetheme të mediave ndërkombëtare. Dy luzitanët, kanë qenë të dy të lidhur me një lëvizje drejt gjigantëve të "Ligës së parë I", mes spekullimeve në vazhdim se mund të largohen nga "Santiago Bernabeu", por bomberi suedez shfaqet disi i vendosur, se kjo mundësi kalimi është e pamundur të ndodhë në merkaton e ardhëshme  ."Do të përbënte lajmë të madh për çdo ekip, që të nënshkruante me Mourinhon dhe Ronaldon. Portugezi është një trajner i madh, një nga më të mirët në botë, ndërsa Ronaldo është ndër lojtarët më të mirë. Megjithatë, ardhja e tyre te PSG është vetëm spekulim, dhe nuk asgjë të vërtetë. Njerëzit gjithmonë mund të ëndërrojnë të nënshkruajnë me ta dhe të spekulojnë se çfarë mund të ndodhë, por nuk ka asnjë fakt që ta bëjë të vërtetë ardhjen e tyre në Paris". Ne do i mirprisnim me shumë dashamirësi dy kampionët, si Ronaldon dhe Mourinhon, por kjo është e pamundur ,pasi ata janë pjesë e Realit dhe kartoni i tyre kushton më shumë se sa njerëzit mendojnë", është shprehur Ibrahimoviç për të përditshmen Spanjolle "Marca".Ronaldo ka një kontratë me Real Madrid deri në Qershor 2015, ndërsa marrëveshja e Mourinhos me "Los Blancos" shkon deri në verën e vitit 2016, por portugezi kërkon me çdo kusht të rikthehet te Chelsea e jo largimin drejtë kryeqytetit francez. Madje vetë ky i fundit, dje kishte bërë të qartë për mediat spanjolle se do të rikthehet te Chelsi për ta ringritur këtë skuadër, e cila këtë vit është përfshirë në krizë rezultatesh, gjithmonë nëse ndërpret së bashkëpunuari me Madrilenët.