Rezultat i bardhë për Kombëtaren shqiptare U 21 ndaj Maqedonisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2013, 16:16
Kombëtarja shqiptare U 21, ka barazuar sot në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin e Laçit 0-0 ndaj Maqedonisë.Shqipëria luajti mjaft mirë por nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës. Ndeshja u karakterizua nga raste për të dyja ekipet ku u goditën edhe dy shtylla por pa arrtiur të shënohet asnjë gol.Për kobmëtaren tonë kanë luajtur edhe disa nga lojtarët e grumbulluar për herë të parë në këtë skuadër. Pas ndeshjes, trajneri Skender Gega është shprehur se ndihet i kënaqur nga ekipi kombëtar shpresa dhe se lojtarët kanë luajtur mjaft mirë.