Pasqyra e skuadrave milaneze në këtë sezon futbollistik

Milano me dy fytyra. Nga njëra anë Interi vuan krizën e rezultateve dhe duket sikur ka harruar të fitojë, nga ana tjetër Milani ka arritur ta barazojë me pikë dhe po kalon një moment të shkëlqyer.Zhgënjimi i zikaltërve dhe një merkato jo fort entuziaste janë e kundërta e kuqezinjve, të cilët me Mario Balotellin në gjirin e tyre dhe me një rendiment të shkëlqyer të rikthejnë në kujtesë Milanin e madh.Ecuria "horror" e InteritTre muaj më parë, saktësisht më 3 Nëntor, Interi festonte suksesin në "Juventus Stadium". Tani situata është krejt ndryshe. Shifrat e dënojnë skuadrën zikaltër, e cila pikërisht pas ndeshjes me Juventusin në transfertë, kur hodhi pretendimet për titull, ka ecur me një ritëm prej skuadre që lufton për mbijetesë. Interi ka marrë vetëm 6 pikë në 7 ndeshjet e fundit, në vitin 2013 është siguruar vetëm një fitore kundër Peskarës, si dhe në 6 ndeshjet e fundit jashtë fushe kanë ardhur 5 humbje. Nga takimi ndaj Juves, vetëm Peskara dhe Palermo (dy ekipet e fundit të tabelës) nuk kanë arritur t'i shënojnë gol portierit Handanoviç. Janë plot 18 golat e pësuar nga skuadra e Stramaccionit në 11 takimet e fundit. Numrat e krizës flasin qartë.Rilindja e MilanitEdhe Milani do e mbajë mend datën 3 Nëntor, por për mirë. Nga ajo ditë kuqezinjtë kanë koleksionuar një mesatare për titull kampion duke u rikuperuar 13 pikë në 11 ndeshje kushërinjve zikaltër. Në 12 ndeshjet e para të kampionatit, ecuria e skuadrës së Allegrit ishte katastrofike, pasi koleksionoi vetëm 14 pikë. Ndërsa në 11 ndeshjet e ardhshme erdhën 26 pikë për kuqezinjtë, të cilët kanë prodhuar 24 gola dhe kanë pësuar 16. Tani ëndrra për të arritur vendin e tretë është më e prekshme se kurrë, me Lazion që është vetëm 3 pikë përpara.