Derbi Juve-Inter për sulmuesin e talentuar Icardi

Juventus dhe Inter kanë nisur një duel në distancë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Sampdorias, Icardi.Ky i fundit, shihet si një nga talentet e së ardhmes dhe drejtuesit e këtyre dy skuadrave kërkojnë që sa më shpejtë të bëjnë të tyrin këtë lojtar që mundë tu shërbejë për të ardhmen.Icardi, u ka shënuar dy gola bardhezinjve në humbjen e parë të këtij viti, ndërsa ka shënuar 4 gola kundër Peskarës, ç'ka e kanë bërë atë një nga lojtarët më të kërkuar për merkaton e ardhshme. Pritet që Torinezët dhe zikaltrit ta vazhdojnë këtë duel deri në merkaton e verës për të arritur një marrëveshje me ish sulmuesin që ka dalë nga akademia e skuadrës së Barcelonës.