Suedi - Argjentinë, spikat dueli Messi -Ibrahimoviç
Një tjetër përballje e rëndësishme në këto miqësore është edhe ajo mes kombtareve të Suedisë dhe asaj të Argjentinës.Kjo supersfidë do të vërë përballë dy ish shokë skuadre. Gjiganti suedez Ibrahimoviç do të përballet me pleshtin argjentinas Lionel Mesi. Të dy këta lojtarë kanë qenë shokë skuadre te ekipi i Barcelones, por kësaj radhe janë të detyruar të vihen përballë si dy armiqë që përbëjnë rrezikun numër 1 për skuadrat kundërshtare.Pak orë para kësaj supërsfide, sulmuesi i PSG, Ibrahimoviç, ka deklaruar se Mesi është lojtari më i mirë në botë dhe duhet patur kujdes pasi ai mund të shënojë nga çdo pozicion. Ndërsa nga ana tjetër, trajneri i skuadrës së Argjentinës, Sabela, ka paralajmëruar skuadrën e tij se duhet të kenë kujdes lojën në ajër, pasi suedezët janë shumë të fuqishem në këtë aspekt. Trajneri i Nordikëve, Hamren, në këtë takim pritet të hedhë në fushë formacionin 4-2-3-1. Në portë: Isakson, në mbrojtje: Lustig, Grankvist, Xhon Olson dhe Martin Olson, në mesfushë: Elm, Vernblum, ndërsa treshja Larson, Holmer dhe Elmander do të mbështesin sulmuesin e vetëm Ibrahimoviç.Nga kampi tjetër, trajneri i Argjentinës, Sabela, do të luajë me formacionin 4-3-3. Në portë Romero, në mbrojtje: Zabaleta, Fernandez, Garai dhe Ansaldi, në mesfushë: Gago, Maskerano dhe Di Maria, ndërsa në sulm do të jetë treshja e frikshme Messi, Aguero dhe Higuain.Ndeshja do të luhet në orën 20:30, ndërsa dueli mes Ibrës dhe Messit pritet të jetë vendimtarë në rezultatin e këtij takimi ku spektakli është mëse i garantuar.