Angli – Brazil, formacionet e mundëshme
Anglia do të presë në shtëpi skuadrën e Brazilit në miqësoren e Loksit, që vjen në 150-vjetorin e krijimit të federates Angleze të Futbollit.Britanikët që njihen në të gjithë botën si shpikësit e lojës më të famshme në botë, do të përballen kundër skuadrës me më shumë trofe në arenën ndërkombtare, Brazilin. Këta të fundit janë edhe pretendentët për të fituar Kampionatin Botëror të ardhshëm, që do të zhvillohet në vendlindjen e tyre. kjo supersfidë miqësore do tu shërbejë trajnerëve të të dyja skuadrave për të parë rendimentin e lojtarëve por edhe si një sfidë për të parë forcën e kundërshtarit, pasi fati ndoshta do ti vërë përballë në Kupën e Botës “Brazil 2014”. Trajneri Huxhson, e sheh këtë sfidë si një test të së vërtetës për skuadrën e drejtuar prej tij, ndërsa nga ana tjetër për Felipe Skolarin, kjo përballje do të jetë e para pas marrjes së drejtimit të kombëtares së Seleçaos. Trajnerët e të dyja skuadrave pritet ta nisin këtë supersfidë me këto formacione të mundshme: Anglia do të luaj me formacionin: 4-2-3-1. Në portë: Hart, në mesfushë: Xhonson, Kahill, Jakielka dhe Eshley Kol, në mesfushë: Uellsheir dhe Zherard, ndërsa Uellkot, Kleverley dhe Milner do të mbështesin sulmuesin e vetëm në repartin e avancuar Uejn Runei.Në kampin tjetër edhe kombëtarja e Brazilit pritet të luaj me të njëjtin formacion: 4-2-3-1. Në portë: Sezar, në mbrojtje: Alvesh, Miranda, Dante dhe Adriano, në mesfushë: Ramirez dhe Paulinjo, ndërsa treshja Lukas Moura, Oskar, Ronaldinjo do të mbështesin sulmuesin e vetëm Neymar.Ndeshja do të luhet në teatrin e Uemblit në orën 20 e 30. Në 23 ndeshje të luajtura mes këtyre dy kombëtareve 3 i ka fituar Anglia, 11 Brazili ndërsa 9 janë ndarë barazim. Në sfidën e fundit Brazili ka mundur “Tre Luanët” me rezultatin 1-0.