Plane revolucioni në radhët e Manchester Cityt
Largimi i Mario Balotelit nga radhët e Sitit, duket se do të shoqërohet me lojtarë të tjerë që do tu japin lamtumirën, "Qytetarve" Britanik dhe kampionatit Anglez. Rezultatet e dobëta të arritura deri me tani, kanë bërë që drejtuesit e Manchester Sitit të përgatisin një eksodë lojtarësh në merkton e ardhëshme.Sipas Tabloidid Britanik "The San", thuhet se sheikët e Manchester Sitit, kanë përgatitur një listë me emrat që pritet ti japin lamtumirën kësaj skuadre, në merkaton e ardhëshme verore. Në këtë listë bëjnë pjesë këto emra: Sulmuesit Karlos Tevez dhe Edin Dzeko, mesfudhori francez Samir Nasri, mbrojtësit Leskot, Sinkleir, Aleksandër Kolarov dhe Dagllas Maicon janë lojtarët që pritet të udhëheqin eksodin nga "Etihad Stadium" në fund të këtij sezoni.Tabloidi britanik "The San" raporton se sulmuesi argjentinas nuk ka dëshirë të rinovojë për 2 sezone të tjera, ndaj ka kërkuar të rikthehet në Buenos Aires. Dzeko dhe Nasri nuk e justifikojnë shpenzimin për transferimin e tyre te kampionët, por edhe rrogat e larta. I pari pritet të transferohet në Itali ndërsa francezi mund të rikthehet përsëri te Arsenal, aty ku pati edhe shkëlqimin e tij si futbollist.Për sa i përket mbrojtësit Lescott, nuk ka plane që t'i ofrohet një kontratë e re, dhe ai nis 12 muajt e fundit të aventurës së tij në Manchester. Ndërsa ish mbrojtësi i Interit Maicon, mund të rikthehet në Brazil pasi te Manchester Siti nuk bën pjesë në planet e teknikut Italian, Mancini.