IFFHS shpallë listën e 10 klubeve më të mira për muajin Janar

Ashtu siç ka vepruar shpesh në këto muajt e fundit, Insituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll ka bërë një tjetër studim për sa i përket skuadrave më të mira në muajin e parë të vitit 2013.Ky institut, pas studimeve të bëra ka publikuar renditjen e klubeve më të mira në botë përsa i përket muajit Janar 2013. Natyrisht se nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, Barcelona ashtu siç pritej vashdonë të qëndrojë në krye të renditjes me 307 pikë. Pas saj janë renditur Atletico Madrid dhe Bayern Mynih. Edhe pse me shumë problem, skuadra Londineze e Chelsit ka zënë një vend mes 5 skuadrave më të mira në këtë renditje. Nga skuadrat e Amerikës Latine, Boka Zhunjor renditet në vendin e 4 duke përfaqësuar skuadrat e këtij kontinenti në 5-shen më të mirë të renditjes. Skuadra argjentinase ka kaluar në këtë renditje kampionët e Botës në fuqi, skuadrën braziliane të Korinthias që u shpallë kampione bote për klube, duke mundur Chelsin në Finale.Skuadra e real Madrid, që këtë vit po dështon çdo ditë e më shumë në mbrojtjen e titullit në Spanjë, renditet vetëm e 7-ta me 269 pikë.  Ajo që bie në sy në këtë renditje është se nuk ndodhet në këtë 10-she asnjë skuadër Italiane. Juventusi që mban petkun e kampionit në Itali ka zbritur nga vendi i 8-të, në vendin e 11-të. Interi po ashtu ka humbur 4 vende në renditje. Ndërsa po ashtu edhe Napoli e Milan në këtë muaj kanë humbur shumë në renditjen e bërë nga Instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll. Napoletanët renditen në vendin e 37, ndërsa kuqezinjtë edhe pse kanë bërë një goditje të madhe në merkato kanë humbur 20 pozicione, duke u renditur në vendin e 42-të.Diçka tjetër që bie në sy në këtë klasifikim është prezenca në Top 10-she e vetëm një skuadre angleze, ndërsa Spanja përfaqësohet me 3 ekipe.