Shqipëria luan sonte miqësoren ndaj Gjeorgjisë
Shqipëria do të përballet sonte në mbrëmje kundër skuadrës së Gjeorgjisë, në miqësoren e vlefshme për tu përgatitur për ndeshjet e ardhëshme të eliminatoreve, "Brazil 2014".Kuqezinjtë do të përballen për të 13-ën herë kundër ekipit Gjeorgjan. Ndër këto përballje, 9 herë këto dy komëbtare janë ndeshur në takime zyrtare ndërsa sfida e ditës së sotme do të jetë përballja e 4-të në ndeshje miqësore. Edhe pse konsiderohen si favorit në këtë takim kuqezinjtë tanë nuk kanë një raport të mirë rezultatesh kundër kombëtares Gjeorgjane, pasi bilanci rezultateve në 12 takimet e luajtura është 3 fitore për të besuarit e De Biazit, 2 barazime dhe 7 fitore për kundërshtarët e kësaj miqësore. Tre fitoret, kombëtarja jonë kundër Georgjisë i ka arritur në ndeshje zyrtare, ndërsa në miqësorem, kuqezinjtë akoma nuk e njohin shijen e fitores pasi kanë barazuar dy në dy përballje dhe kanë humbur 1.Ajo që vlenë të theksohet është fakti se Gjeorgjia lidhet ngushtë më emrin e teknikut De Biazi. Trajneri Italian e ka nisur pikërisht kundër Ish-Republikës Sovjetike debutimin e tij në pankinën Kuq e Zi. Kombëtarja jonë e humbi atë takim me rezultatin 2-1 në transfertën e Tbilisit. Edhe pse tekniku Italian e ka nisur me humbje aventurën e tij në drejtimin e kombëtares së Shqipërisë ai ka arritur të bëjë një punë të mirë deri tani, pasi kombëtarja kishte nevojë për rinovim dhe një gjë të tillë po ja arrin tekniku italin. Ky i fundit në drejtimin e kombëtares ka afruar më shumë se asnjë trajnier më pare, emra të rinjë që mund ti shërbejnë kësaj kombëtare për të ardhmen.