Holand – Itali, formacionet e mundëshme

Edhe pse miqësore, përballja mes Holandës dhe Italisë shihet si një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtyre miqësoreve.Ashtu si tulipanët dhe kombëtarja e Axurrëve do të ketë shumë mungesa në këtë përballje. Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme nga ana e të dyja skuadrave pritet që ky takim të dhurojë emocione të shumta, pasi sa herë vihen përballë këto dy kombëtare, golat dhe spektakli nuk mungojnë. Trajnerët e të dyja skuadrave vijnë në këtë përballje me ide të qarta për të rinovuar skuadrat e tyre që në botërorin e ardhshëm të kenë më shumë talente në përballjet e tyre.Trajneri i Holandës, Van Gal, mendohet se do ta nisë takimin me formacionin 4-3-3. Në portë: Ekola, në mbrojtje: Martins Indi, Jamat, Krul dhe De Vrij. Në mesfushë: Klasie, Strotman, Maher, ndërsa Xho dhe Len do të mbështesin nga krahët sulmuesin e vetëm Van Persi.Nga ana tjetër trajneri Prandeli do të përgjigjet me të njëjtin formacion 4-3-3. Në portë: Bufon,në mbrojtje: Abate, Barzlji, Astori, Santon, në mesfushë: Montolivo, Pirlo dhe De Rosi, ndërsa në sulm El Sharaui dhe Diamanti do të mbështesin sulmuesin e vetëm Mario Balotelli.Kjo sfidë do të luhet në “Amsterdam Arena” në orën 23 e 30.