Massa: “Ferrari F138” vjen nga një planet tjetër
Në ditën e parë të testimeve të Formulës 1 në pistën e Jerez, Jenson Button, ishte më i shpejti, por edhe Felipe Massa u shpreh i kënaqur me makinën e tij Ferrari.Braziliani theksoi se makina e re, F138 është e një planeti tjetër në krahasim me njëvendëshen e sezonit të kaluar."Nuk mund të them nëse do të fitojmë me këtë makinë, por F138 është e një planeti tjetër në krahasim me atë që kishim sezonin e shkuar. Na mbetet shumë punë për të bërë dhe shumë gjëra për të ndryshuar. Makina është e mirë dhe shpresojë që të fitojmë që në Melburn", deklaroi Massa pas testimeve të para.Ndërsa në lidhje me vitin e kaluar ai u shprhë se: "Në vitin 2012 e nisëm shumë keq kampionatin dhe kjo na bëri që të humbisnim një muaj kohë, ndërsa këtë vit do të jetë ndryshe", përfundoi braziliani i Ferrarit.