Shqipëri – Gjeorgji, bastet favorizojnë kombëtaren tonë
Shqipëria do të luajë sonte një ndeshje të rëndësishme miqësore që u paraprinë përgatitjeve për eliminatoret, “Brazil 2014”.Ndaj Gjeorgjisë, trajneri Italian i kombtares sonë, Giani De Biasi, ka afruar në skuadër disa lojtarë të rinjë të cilët do të provohen nëse në të ardhmen mund ti shërbejnë kombëtares. Dy emrat më të rinjë që tekniku i kuqezinjve ka grumbullur për sfidën ndaj Gjeorgjisë, janë Hysaj dhe Dushku, që pritet të luajnë ndonjë minutë gjatë kësaj përballje.Ndaj Gjeorgjisë trajneri De Biasi, pritet të luaj me formacionin 4-4-1-1. Në portë: Berisha, në mbrojtje Lila, Osmani, Curri dhe Agolli, në mesfushë: Roshi, Bulku, Cana, dhe Vila, ndërsa në sulm Bakaj do të mbështesë veteranin e kombëtares Erion Bogdanin.Ky takim do të luhet në orën 19 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Ndeshja do të drejtohet nga një treshe gjygjtarësh maqedonas ku kryesori është arbitër me origjinë Shqiptare. Shqipëria është e favorizuar në këtë takim nga kompanitë e basteve. Fitorja e kuqezinjve e ka kofiçentin 2.2, barazimi kuotohet me 3.3 ndërsa një fitore e mundëshme e miqëve nga Gjeorgjia kuotohet me koefiçentin 3.4.Për sa i përket çmimeve të biletave në këtë përballje, ato do të vijojnë si më poshtë: në tribunën A dhe B biletat kushtojnë 1500 lekë të reja. Në tribunën D2 biletat kushtojnë 700 lekë të reja, ndërsa në tribunat D1 dhe D3 kushtojnë nga 400 lekë. Për sa i përket tribunave pas portave, biletat kushtojnë vetëm 200 lekë të reja.