Atletiko Madrid gjen tre emra për të zëvendësuar Falcaon
Edhe pse drejtuesit e Atletiko Madrid u kanë rezistuar ofertave tunduese të skuadrave të mëdha për kartonin e sulmuesit të tyre, Radamel Falcao, duket se merkato e verës do të jetë vendimtare për largimin e një prej sulmuesve më të mirë në qarkullim.Për të evituar një rënie të skuadrës në këtë repart si rrjedhojë e largimit të kolumbianit, drejtuesit e ekipit kryeqytetas po mendojnë që tani emrat pretendentë për të zëvendësuar "Bomberin El tigre".Sipas raportimeve që bën e përditshmja sportive spanjolle "AS", Atletico Madrid, i ka të qarta idetë për të zëvendësuar sulmuesin kolumbian, Radamel Falcao, në rast se bomberi largohet në merkaton e verës.Bëhet fjalë për David Villan, sulmuesin e Barcelonës, i cili nuk gjen hapësirat e dëshiruara në ekipin e Tito Vilanovas. Sipas gazetës, mësohet se bisedimet mes palëve kanë nisur ndërsa pritet që ky i fundit të konfirmojë dëshirën për të luajtur me skuadrën kryeqytetase që këtë vit është edhe rivali i vetëm i Barcelonës për titullin kampion në Spanjë.Po sipas të përditshmes sportive “AS”, thuhet se drejtuesit e Atletiko Madrid kanë shënjestruar që tani edhe dy emra të tjerë që shihen si zëvendësues të sulmuesit Falcao. Luis Suarez dhe Edin Dzeko, janë dy emra të tjerë që pëlqehen nga "Los Kolkoneros" por që deri në merkaton e verës duhet pritur për tu mësuar së pari destinacioni i Falkaos dhe pastaj kush do të jetë zëvendësuesi i tij.