Ronaldo ëndërron të rikthehet përsëri në "Teatrin e Ëndrrave"
Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, i ndodhur në Portugali ku është grumbulluar me përfaqësuesen, foli për gjendjen e tij fizike.Luzitani është shprehur se nuk është në top-formën e tij, por kjo nuk do të thotë se ai duhet të rezervohet. "Nuk jam në formën time më të mirë, por nuk dua të rezervohem. Kam një shqetësim të vogël muskulor, gjithsesi jam këtu për të luajtur. Kam biseduar me mjekët dhe trajnerin, të shohim cila do të jetë zgjedhja më e mirë", deklaroi Ronaldo. Gjatë kësaj deklarate ylli portugez i Madrilenëve, deklaroji edhe një të fshehtë tjetër e cila ka të bëjë me dëshirën e tij për tu rikthyer në "Teatrin e ëndrrave", në Old Treford.Ai tha për mediat Luzitane se do i pëlqente që një ditë të kthehej te skuadra e Manchester United: "Manchester ishte shtëpia ime. Atë qytet e kam shumë për zemër. I dashuroj të gjithë njerëzit atje, sepse kur njerëzit të trajtojnë mirë nuk mund t'i harrosh kurrë. Dhe unë nuk do ta harroj kurrë Unajted, si dhe personat që më kanë mbështetur atje. Madje shpresoj të rikthehem një ditë", vijoi sulmuesi i Madrilenëve i cili asnjëherë nuk e ka patur mbështetjen e duhur në kryeqytetin spanjoll, ashtu siç e kishte në Britani.Ndërsa i pyetur për raportin e tij me Fergusonin dhe trajnerin aktual Hose Mourinho, Ronaldo ka zbuluar se preferon këtë të fundit: "Ferguson është një trajner fantastik. Por edhe Mourinho nuk mbetet mbrapa. Që të dy janë trajnerë të mëdhenj, megjithatë unë preferoj që duelin mes tyre në Champions ta fitojë Mourinho", përfundoi portugezi.Nga ana tjetër një episod jo i këndshëm i ka ndodhur sulmuesit të "Los Blancos", në stërvitjen e parë me kombëtaren, ku një tifoz adhurues i Lionel Mesit i ka thërritur disa herë emrin e Argjentinasit. Për më tepër kjo ka ndodhur në vendlindjen e tij aty ku pritej më pakë që të ndodhte.