Zbulohen ndeshjet e para të trukuara

Nëpër media ka filluar të flitet për ndeshjet e para të trukuara, të cilat janë zbuluar nga “Europol”.Emri i skuadrës më të suksesshme angleze, Liverpool është përfshirë në skandalin e trukimit të ndeshjeve. Një gazetë daneze ka publikuar një lajm sipas të cilit ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Debrecenit dhe Liverpoolit ishte lojë e montuar.Portieri i Debrecenit, serbi Vukasin Poleksic, thuhet se është ai që e ka montuar këtë ndeshje. Portieri i skuadrës hungareze thuhet se është paguar që në këtë sfidë mos të bëheshin më shumë se 2 gola, kuotë e cila ishte e madhe pasi Liverpooli ishte skuadër e madhe dhe mund të shënonte më shumë gola.Megjithatë lajmi i gazetës daneze nuk ka ngritur peshë te Liverpooli, të cilët nuk kanë marrë asnjë akuzë nga “Europoli”. Ky grup, së shpejti pritet të publikojë emrat e skuadrave dhe ndeshjet që janë manipuluar e që disa prej tyre janë edhe në Ligën e Kampionëve.Gjithashtu, “Europol” ka treguar njërën nga ndeshjet e trukuara pas zbulimit të skandalit të manipulimeve në fuboll. Ndeshja e vitit 2010, mes përfaqësueseve U20 të Argjentinës dhe Bolivisë, është një nga ndeshjet e trukuara. Lojtarët të Bolivisë dhe posaçërisht gjyqtari i ndeshjes, ishin ata që kanë përfituar para të majme për trukimin e kësaj ndeshje. Tre lojtarë bolivianë, me veprimet e tyre nxitën dyshimet e para në ndeshje, ndërsa gjyqtari hungarez ka përfituar para të majme për të akorduar një penallti të paqënë për humbjen e Bolivisë dhe fitoren e Argjentinës.Kjo është vetëm njëra nga ndeshjet e shumta që “Europol” ka fakte se janë të trukuara.